Kryetari Fadil Nura, ka mirëpritur zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Lindje, nënkolonelin amerikan, Evan Hessel

Në kuadër të bashkëpunimit me forcën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë – KFOR, kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka mirëpritur zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Lindje, nënkolonelin amerikan, Evan Hessel.

Gjatë këtij takimi, ku ishin të pranishëm edhe udhëheqësit ushtarakë të LMT-së, është diskutuar për bashkëpunimin mes Komunës së Skenderajt dhe KFOR-it, ndërsa është konstatuar se gjendja e sigurisë mbetet e qetë dhe mirë në gjithë territorin e komunës së Skenderajt.

Kryetari i Komunës, Nura, në shenjë mirënjohjeje i ka dhuruar nënkolonelit amerikan Stemën e Komunës, ndërsa ky i fundit i ka dhuruar kreut të Skenderajt një simbol të vendlindjes së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Berisha: Kosova (AMMK) sërish përmbush 100% të obligimeve për raportim në EIONET!

Rrjedhat e të dhënave të EIONET për vitin 2024- Kosova sërish përmbush 100% të obligimeve …