leoni

Kryetari Haliti, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hyseni, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Ismajl Hyseni

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, në emrin e tij personal dhe të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hyseni, farefisit, miqve dhe gjithë bashkëatdhetarëve me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, intelektualit  dhe ish të përndjekurit politik, Ismajl Hyseni.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, intelektualit dhe ish të përndjekurit politik, Ismajl Hyseni, vëllait të profesorit dhe shkrimtarit të njohur Ahmet Hajdari, emrin e të cilit e mban me krenari shkolla e fshatit Beguncë.

Ismajli ishte një personalitet i dalluar që përmes veprimtarisë së tij atdhetare dhe angazhimit të pandërprerë në diasporë dha kontribut të çmuar për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për mbështetjen e mërgatës sonë. Me përkushtim e dashuri për vendlindjen, ai u bë shembull i rrallë i patriotizmit, solidaritetit dhe vullnetit për të mirën e përgjithshme.

Humbja e tij lë një boshllëk të madh jo vetëm për familjen dhe miqtë, por edhe për të gjithë ata që e njohën, e respektuan dhe e vlerësuan për veprimtarinë e tij të pasur kombëtare e njerëzore.

Në emër tim personal dhe të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hyseni, farefisit, miqve dhe gjithë bashkëatdhetarëve që ndajnë këtë dhembje.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të Vitisë, z. Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi i tretë publik me Punëtorët e Komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi takoi të mërkurën punëtorët e administratës komunale, …