Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në kuadër të projektit ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e infrastrukturës dhe promovimin e ekoturizmit në komunën e Vitisë.

Gjatë vizitës, kryetari Haliti pa nga afër realizimin e punimeve në ndërtimin e urës pranë mullinjve tradicionalë, si dhe fillimin e ndërtimit të trotuareve dhe argjinaturave përgjatë lumit në Grykën e Buzovikut – zonë me rëndësi të veçantë për zhvillimin turistik dhe mbrojtjen e mjedisit.

Projekti gjithashtu përfshin rregullimin e pushimoreve pranë çeshmeve tradicionale, që përbëjnë një pasuri kulturore dhe natyrore të zonës, si dhe ndërtimin e 5 gropave septike si pjesë e trajtimit të ujërave të zeza dhe përmirësimit të kushteve higjienike në përputhje me standardet ekologjike.

Kryetari Haliti u shpreh i kënaqur me ecurinë e punimeve dhe theksoi rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e atraktivitetit turistik të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti falenderon qytetarët për mandatin katërt në krye të komunës së Vitisë

Kryetari i Vitisë Sokol Haliti ka falënderuar qytetarët përmes një postimi të tij në facebook …