Kryetari Haliti ju uron mirëseardhje të përzemërt mërgimtarëve tanë!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka uruar mirëseardhjen të gjithë mërgimtarëve nga kjo komunë.

Të dashur bashkatdhetarë,

Me zemër të madhe dhe krahë të hapur, Vitia ju pret! Prania juaj në vendlindje e mbush qytetin me jetë, dashuri dhe krenari. Ju falënderojmë për kontributin tuaj të çmuar ndër vite dhe për lidhjen e fortë që e mbani me vendin tonë.

Gëzimi dhe bashkimi me familjarët, miqtë dhe shokët e fëmijërisë janë pasuria më e madhe e këtij sezoni. Uroj që këto ditë në Viti të jenë të mbushura me çaste të paharruara, paqe e dashuri.

Mirë se vini në shtëpi, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …