Kryetari Haliti ka marrë pjesë  në takimin e  këshillit të kryetarëve të komunave me presidenten e Republikës së Kosovës

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot pjesë në takimin e  përbashkët të kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës me Presidenten e  Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani – Sadriu. Ky takim është mbajtur nën organizimin e Presidencës së  Republikës së Kosovës me Asociacionin e Komunave të Kosovës. Gjatë këtij takimi Këshilli i kryetarëve të komunave ku bënë pjesë edhe kryetari i komunës ë Vitisë, Sokol Haliti,  kanë diskutuar për rolin e komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore, rolin e pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë, bashkëpunimi mes Presidencës dhe Komunave në realizimin e projekteve si dhe për sfidat e komunave në  qeverisjen lokale por edhe për çështje të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …