Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të enjtën në një takim përfaqësuesit e SBASHK-ut dega në Viti, në krye me Kemajl Bislimin dhe Makfirete Zukën. Biseda u përqendrua në bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet komunës dhe sindikatës, si dhe në hapat e mëtejshëm për forcimin e këtij bashkëpunimi në të mirë të arsimit lokal. Gjatë takimit, përfaqësuesit e SBASHK-ut e uruan kryetarin Haliti për rizgjedhjen e tij në mandatin e katërt, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e një komunikimi të hapur dhe korrekt. Kryetari Haliti, nga ana e tij, e uroi Makfirete Zukën për detyrën e re si kryetare e SBASHK-ut në Viti, duke e vlerësuar si një përgjegjësi të rëndësishme në përfaqësimin e punëtorëve të arsimit. Drejtoresha e deritanishme për Arsim Arta Ajeti, uroj znj. Zuka për mandatin dhe çmoj lartë punën e sindikatës si dhe potencoi se dyert e DKA-së janë të hapura gjithmonë për bashkëpunim. Palët shprehën vullnet të përbashkët për të thelluar bashkëpunimin dhe për të adresuar sfidat që lidhen me sistemin arsimor në komunë.