Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përmes një postimi në facebook ka uruar maturantët me rastin e përfundimit të shkollë së Mesme.
Në urimin e tij ndër të tjera thuhet:
Të nderuar maturantë të komunës sonë,
Me rastin e përfundimit të shkollës së mesme, më lejoni që nga zemra t’ju uroj për këtë arritje të rëndësishme në jetën tuaj arsimore dhe personale. Ky moment shënon një kapitull të mbyllur dhe një tjetër që sapo nis, me mundësi të reja dhe sfida të reja përpara.
Uroj që secili prej jush të gjejë vendin e vet të merituar, qoftë në profesionin e ëndërruar, apo në rrugën e studimeve universitare. Suksesi në këtë rrugëtim është i rëndësishëm jo vetëm për ju, por edhe për të ardhmen e vendit tonë, i cili ka nevojë për një rini të arsimuar, të përgatitur dhe të përkushtuar.
Ne si udhëheqës të institucioneve komunale do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të krijuar kushte sa më të mira për gjeneratat e reja, në veçanti për ata që përfundojnë shkollimin e mesëm, që ata të kenë mundësi të marrin dije cilësore dhe të jenë të përgatitur për tregun e punës.
Ju uroj suksese të mëtejshme, shëndet dhe mbarësi në çdo hap të jetës tuaj.
Urime maturantë!
Me respekt,
Sokol Haliti
Kryetar i Komunës së Vitisë!