Kryetari Haliti me gëzim ndan lajmin me qytetarët për shërimin e 22 vitiasve nga Koronavirusi

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka njoftuar se duke u bazuar në njoftimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, 22 persona nga kjo komunë janë shëruar nga Koronavirusi. Sipas njoftimit, mostrat e tyre në testin e dytë që iu bë, dolën negative.

Kryetari Haliti shprehet i lumtur dhe me gëzim e ndan këtë lajm të mirë me bashkëqytetarët e tij. Ai, të shëruarve iu ka uruar shëndet të plotë, kurse atyre që akoma nuk e kanë kaluar gripin, shërim të shpejtë. Megjithatë, ai bën thirrje për kujdes, sepse sëmundja nuk është mposhtur plotësisht.

Nga 53 të infektuar në Komunën e Vitisë, deri tani 42 janë shëruar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …