leoni

Kryetari Haliti morri pjesë në konferencën për të rinjtë “Sfidat dhe mundësitë e punësimit në Kosovë dhe Shqipëri”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot një fjalë rasti në konferencën e organizuar nga Caritas Kosova mbi sfidat dhe mundësitë e punësimit për të rinjtë në Kosovë dhe Shqipëri.

Kryetari Haliti, theksoi rëndësinë e projektit “Your Job” duke e vlerësuar këtë projekt si një hap madhor për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës dhe përmendi se që nga fillimi në vitin 2019, 73 të rinj kanë përfituar nga punësimi praktik, disa kanë hapur biznese dhe të tjerë janë trajnuar profesionalisht.

Ai gjithashtu nënvizoi fazën e dytë të projektit që nisi në vitin 2022, ku 15 të rinj kanë përfunduar punë praktike dhe 20 janë trajnuar për aftësi të reja. I pari i Vitisë shprehu përkushtimin për të mbështetur të rinjtë dhe falënderoi Caritas Kosova për përkushtimin ndaj tyre, duke synuar një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …