leoni

Kryetari Haliti nënshkruan kontratat për projektet e financuara në fushën e kulturës dhe sportit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatave jo qeveritare (OJQ-të) dhe klubeve që veprojnë në territorin e komunës së Vitisë dhe që janë përfitues ë subvencioneve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit për të nënshkruar kontratat e subvencionimit.

Në këtë ceremoni, kryetari i komunës, Sokol Haliti, fillimisht ka uruar përfaqësuesit e OJQ-ve dhe klubeve që janë përzgjedhur për të subvencionuar duke ju uruar atyre suksese në realizimin e projekteve të tyre në komunën e Vitisë. Ai poashtu tha se qeverisja lokale në Viti mbetet e përkushtuar të mbështesë projektet konkrete që janë në interes të komunitetit artistik, kulturor dhe sportiv në këtë komunë. ””Jemi ndër komunat me më së shumti aktivitete kulturore, sportive dhe artistike dhe kjo natyrisht edhe falë bashkëpunimit tonë. Ju jeni ambasadorët e komunës së Vitisë dhe ne krenohemi me punën tuaj. Jam i vetëdijshëm që edhe pse jemi ndër komunat që ndanë më së shumti mjete financiare për OJQ-të dhe klubet ato prapë janë të pamjaftueshme megjithatë synojnë që në të ardhmen të rrisim më shumë buxhetin” u shpreh kryetari Haliti.

Ndërkaq drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti, bëri të ditur se janë 33 organizata, shoqata e klube që kanë aplikuar por që për subvencionim e tyre janë përzgjedhur nga Komisioni Komunal 29 prej tyre dhe atë në përputhje me rregulloret përkatëse. Përndryshe vlera totale e subvencionimit është rreth 150 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Milaim Morina dhe Xhevdeti Krasniqi janë krenaria e fshatit Dejnë

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në 26-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve …