Kryetari Haliti pranon një mirënjohje nga MAPL dhe OSBE për hartimin e Planit të Integritetit

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, ku komuna e Vitisë është nderuar me një mirënjohje për hartimin e Planit të Integritetit.  Me këtë rast kryetari Haliti i falënderoj ata për mirënjohjen e dhënë dhe potencoi se komuna e Vitisë do të vazhdoj punën në interes të qytetarëve të kësaj komune. Në këtë takim të pranishëm ishin edhe Elbert Krasniqi ministër i MAPL-së si dhe ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Devenport. Gjithashtu gjatë këtij takimi bëhet me dije se është biseduar edhe për hartimin e Planit të Integritetit nga Komuna e Vitisë për vitet 2023-2026, duke e vlerësuar atë si një dokument shumë të rëndësishëm për qeverisjen lokale në Viti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva planifikon buxhetin bashkë me qytetarët

Në kuadër të hartimit të projekt buxhetit për vitin 2026, Komuna e Malishevës, përkatësisht kryetari …