Kryetari Haliti priti ish deputetët e Kuvendit të 2 Korrikut të 1990-së

Me rastin e 31 vjetorit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, Kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim ish deputetët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, Nezir Sallahu, Osman Nuhiu, si dhe djalin e ish deputetit të ndjerë Hysni Salihu, Sylë Salihun. Në këtë takim, u evokuan kujtime për ngjarjet e 2 Korrikut 1990 dhe u kujtuan ata që sot nuk janë në mesin e të gjallëve. Ndryshe, sot në komunën e Vitisë, do të zhvillohen një varg aktivitetesh për nderë të kësaj dite. Manifestimi qendror do të mbahet në Beguncë, ku edhe do të luhet finalja e turneut tash më tradicional i “2 Korrikut”. Po ashtu, pos ndeshjeve që do të zhvillohen para finales, do të ketë edhe fjalë rasti nga kryetari Sokol Haliti, si dhe një program artistik në përmbyllje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …