Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim z. Sherif Hasani, i njohur si muzikant dhe artist që ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e artit dhe kulturës. Me këtë rast, kryetari Haliti e vlerësoi lart punën e tij në promovimin e vlerave kulturore.
“Z. Hasani është një person që ka dhënë kontribut të çmuar për vendin në fusha të ndryshme, në veçanti për kulturën. Ai ishte dhe shpresoj të mbetet një urë lidhëse mes mërgatës dhe vendlindjes sidomos të Suedisë me Kosovën”, u shpreh kryetari Haliti.
Ndërkaq, z. Hasani e falënderoi kryetarin Haliti për vlerësimin, duke thënë se Vitia është ndër komunat e Kosovës që ka arritur një progres të veçantë në zhvillim dhe atë falë punës së mirë të kryetarit Haliti. Në fund të takimit, kryetari Haliti i ndau z. Hasani një mirënjohje për kontributin e dhënë në kulturë dhe në letrat shqipe.