Kryetari Haliti priti në takim boksieren vitiase, Djellza Ahmeti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, kanë pritur në takim boksieren vitiase, Djellza Ahmeti. Me këtë rast Kryetari Haliti e ka përgëzuar atë për suksesin e arritur, konkretisht për vendin e dytë që e ka marrë në turnirin Ballkanik që është mbajtur vitin e shkuar në Durrës të Shqipërisë dhe atë në kategorinë prej 63 kilogram për femra. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar të mbështes sportistët vitias duke potencuar se ata po krijojnë edhe kushte për zhvillimin e disiplinave të ndryshme sportive duke përmendur edhe ndërtimin e palestrës sportive në Viti. Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe Përgjegjësi për Sport e Rini në Komunën e Vitisë, Emrush Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …