U zgjodh Kryetari dhe Këshilli i fshatit Sllatinë e Epërme e Vitisë

Të premten në fshatin Sllatinë e Epërme të komunës së Vitisë, janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillit të këtij lokaliteti. Në këtë takim kanë marrë pjesë 524 qytetarë kurse kanë votuar gjithsej 477 prej tyre. Me këtë rast zgjedhjet për kryetar të këtij fshati i ka fituar Daut Drugzani me 233 vota, kurse kundër kandidatet e tij Ekrem Ymeri ka marrë 208 vote e Isuf Qosa 36 vota. Gjatë këtij procesi të votimit janë zgjedhur edhe 15 anëtarë të këshillit të fshatit Sllatinë e Epërme. Ndërkaq sot zgjedhje të tilla do të mbahen edhe në fshatin Sadovinë e Jerlive prej orës 18:00 dhe në Sadovnë të Muhaxherëve prej orës 20:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …