leoni

Njoftim për shënimin e përvjetorit të 20-të të masakrës së fshatit Krushë e Madhe të bërë nga forcat serbe me 26 Mars 1999

Me rastin e përvjetorit të 20-të të masakrës së Krushës së Madhe të bërë nga forcat serbe me 26 Mars 1999, ju njoftoj se me 26 Mars, 2019 do të mbahet tubim përkujtimor dhe një varg aktivitetesh përkujtimore:

Orari i aktiviteteve:

24 Mars, 2019 -ora 11:00 Dhurimi vullnetar i gjakut në QMF “Dr. Fahredin Hoti me moton “GJAKU I LIRISË”,

25 Mars, 2019 -ora 08:00 Mbjellja e drunjve dekorativ në fshat me moton “NJË FIDAN NJË KUJTIM” -241 drunj!

Me 26 Mars 2019 -ora 09:00 Ekspozita e masakrës së Krushës në Qendrën Rinore, -ora 11:00 Homazhe tek Kompleksi Memorial i dëshmorëve dhe martirëve, -ora 17:00 Akademi Përkujtimore në shtëpinë e kulturës “Muhamet Malsori” në Krushë të Madhe.

Të gjitha këto aktivitete do të bëhen në bashkëpunim dhe bashkërenditje me familjarët, kryesinë e fshatit Krushë, komunën e Rahovecit dhe me të gjithë vullnetarët dhe vullnetmirët, me një qëllim të vetëm-përkujtim dinjitoz për ata që na sollën lirinë.

LAVDI GJITHË TË RËNËVE PËR LIRINË E KOSOVËS!

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …