Brickos

Vazhdon pastrimi i ambientit në qytetin e Malishevës

Ka filluar pastrimi i ambienteve përreth ndërtesave të banimit në qytetin e Malishevës nga ana e njësisë së “Ekoregjoinit” në Malishevë. Pastrimi i ambientit edhe këtë vit do të jetë njëri nga prioritetet e Komunës së Malishevës dhe për këtë qëllim, këtë aksion që do të jetë në vazhdimësi, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe përgjegjësi i njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevës, Sajdi Paçarizi. “Mirëmbajtja e ambientit ku jetojmë, është prioritet mbi prioritete, sikur edhe mirëmbajtja e ambientit në përgjithësi do të thotë shëndet, prandaj edhe kemi bërë marrëveshje me MPMS, me qëllim të vazhdimit të angazhimit të punëtorëve në njësinë e “Ekoregjionit” në Malishevë”, tha nënkryetari Berisha, përderisa nga punëtorët kërkoi angazhim serioz dhe përgjegjësi, dhe në të njëjtën kohë, bëri thirrje për ruajtje të ambientit. “Kërkoj nga të gjithë, që mos ti gjuajnë mbeturinat pa vend, pasi secili vendbanim e ka orarin e caktuar për grumbullimin e mbeturinave, prandaj ruajeni ambientin ku jetoni, për të mirën dhe për shëndetin e të gjithëve”, tha Berisha. Nga na tjetër, përgjegjësi i njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë, Sejdi Paçarizi, ka bërë të ditur se janë duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet e kompanisë, për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave, në tërë territorin e Komunës së Malishevës. “Pastrimi i ambientit do të jetë i vazhdueshëm dhe do të mirëmbahen të gjitha vendbanimet, por gjithashtu ju bëj thirrje edhe qytetarëve, që mbeturinat ti grumbullojnë në vendet e caktuara”, tha Paçarizi.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …