Kryetari Haliti priti në takim humanisten amerikane Janet Reineck

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim aktivisten dhe humanisten amerikane, Janet Reineck.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i ka dëshiruar asaj mirëseardhje duke potencuar se ajo është një mike shumë e respektuar e kësaj komune me të cilën në vitet e 90-ta kishte bashkëpunuar edhe vetë ai.

Me këtë rast znj. Reineck, si autore e librit “E kaluara si strehë” i ka dhuruar kryetarit Haliti një libër, në të cilin libër autorja ka paraqitur gjininë, migrimin dhe ideologjinë e shqiptarëve të Kosovës.

Përndryshe znj. Reineck, në Viti dhe Kosovë u bë e njohur falë kontributit të saj në emancipimin e femrës shqiptare, në mbështetje të shkollave shqipe gjatë viteve të 90-ta, si dhe në realizimin e shumë projekteve të tjera në komunën e Vitisë gjatë viteve 1994-1997.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti takohet me shefin e misionit të OSBE-së, McGurk dhe me ambasadorë nga vendet e Beneluksit dhe ato nordike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot  pjesë në një takim  në …