Kryetari Haliti priti në takim komandantin e ri të Regjimentit të parë të FSK-së në Gjilan, Nënkolonel Albert Kuçi

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, kanë pritur në takim Komandantin e ri të regjimentit të parë të FSK-së në Gjilan, Albert Kuçi. Gjatë këtij takimi që ka pasur karakter njoftues është biseduar për bashkëpunimin në mes të Komunës së Vitisë dhe Policisë me FSK-në në Gjilan. Me këtë rast Kryetari Haliti i ka uruar Nënkolonelit Kuçi detyrën e re duke shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit. “Dua të ju urojë detyrën e re. Komuna e Vitisë, është e gatshme të vazhdoj bashkëpunimin e mirë me FSK-në. Natyrisht dua edhe të ju falënderoj për ndihmën e vazhdueshme të cilët na keni ofruar, në veçanti në këtë kohë të pandemisë nga virusi COVID-19”, u shpreh Kryetari Haliti. Gatishmërinë e bashkëpunimit në të mirën e qytetarëve e kanë konfirmuar edhe Komandanti i Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore, Nënkolonel Albert Kuçi si dhe Komandanti i stacionit Policor të Vitisë, Kapiten Afrim Halili. Gjithashtu u bë me dije se territori i komunës së Vitisë për shkak të terrenit të përshtatshëm përdorët shpesh nga FSK-ja për ushtrimet e ndryshme fushore. Ndërkaq në ushtrim e fundit “Partnerët 19” që është mbajtur vitin e shkuar edhe në territorin e komunës së Vitisë ishte realizuar një ushtrim i përbashkët në mes të FSK-së, Komunës, Njësisë së Zjarrfikësve, Policisë dhe mekanizmave të tjera të cilat janë të përfshira në raste emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …