Kryetari Haliti priti në takim kryesinë e klubit “Vllaznia” të Pozheranit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryesinë e klubit futbollistik “Vllaznia” të Pozheranit.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme që institucionet komunale i japin këtij klubi, duke u zotuar se përkrahja nuk do të mungojë as në projektet e ardhshme. Një nga projektet e rëndësishme që u diskutua ishte edhe ai për rregullimin e tribunave të stadiumit të klubit, që njëherësh përbën edhe kërkesë të udhëheqësisë të KF “Vllaznisë”.

Në shenjë mirënjohjeje për përkrahjen e deritanishme dhe bashkëpunimin me institucionet komunale, udhëheqja e klubit “Vllaznia” e nderoi kryetarin Haliti me një mirënjohje.

Kryetari Haliti u shpreh se Komuna e Vitisë do të vazhdojë të mbështesë sportin dhe klubet lokale, duke i parë ato si faktorë të rëndësishëm në jetën shoqërore, rinore dhe sportive të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim publik nga komuna e Malishevës

Komuna e Malishevës njofton opinionin publik se nga sot është shfuqizuar Urdhëresa Administrative për ndalimin …