Kryetari Haliti priti në takim z. Lumir Abdixhiku

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur të mërkurën në takim deputetin e Republikës së Kosovës, njëherit kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtor. Gjatë këtij takimi, z.Abdixhiku i uroi kryetarit Haliti rizgjedhjen e tij për mandatin e tij të katërt duke potencuar se Vitia ka një kryetar shembullor që është rizgjedhur. Ai po ashtu vlerësoj lartë punën dhe angazhimin e kryetarit Haliti në mirëqenien e qytetarëve vitias dhe projektet që janë realizuar në këtë komunë. Ndërkaq kryetari Haliti e falënderoj atë për urimin dhe mbështetjen e dhënë por edhe secilit qytetar duke potencuar se ai do të vazhdoj të punoj në interes të gjithë qytetarëve vitias pa dallime.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati zhvillon debat me të rinjtë gjimnazistë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, mori pjesë sot në një debat me nxënësit …