Kryetari Haliti priti në takim zyrtarin e OSBE-së Arben Shehu

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim Arben Shehun – zyrtarë i OSBE-së për trashëgimi kulturore, si dhe Violeta Halimi Mehmeti nga misioni i OSBE-së në Viti. Me këtë rast z. Shehu i ka dhuruar kryetarit Haliti, një raport nga punëtoria zhvillimore me temë “Ringjallja e trashëgimisë së Letnicës”. Ky projekt është realizuar në Letnicë, si fshat i përzier etnikisht por me një trashëgimi unike kulturore, me qëllim të respektimit të ndërsjelltë të komuniteteve jo vetëm në Letnicë, por në të gjithë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …