Kryetari Haliti së bashku me zv.komandantin Brady dhe ushtarët e KFOR-it amerikan shënuan “Ditën e Falënderimeve amerikane”

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e “Ditës së Falënderimeve” amerikane, së bashku me zëvendës komandantin e komandës regjionale të lindjes, nënkolonel Brady dhe ushtarët e KFOR-it amerikan, shënuan “Ditën e Falënderimeve amerikane”. Me këtë rast kryetari Haliti e ka falënderuar popullin amerikan për atë se çka kanë bërë dhe po bëjnë për popullin e Kosovës. Po ashtu, ka falënderuar ushtarët amerikan për bashkëpunim të vazhdueshëm me komunën e Vitisë, si dhe për punën e palodhshme me qëllim të ofrimit të sigurisë, në veçanti për qytetarët vitias.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Agnesa Dauti fituese e Garave rajonale të recituesve të “Flakadanit të Karadakut 2026”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Flakadani i Karadakut 2026”, sot janë mbajtur garat rajonale të …