leoni

Sh.F.M.U ” Skender Emerllahu” në Ramjan të Vitisë, e para shkollë në pilot projektin në nivel vendi për ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënies dhe menaxhimit të shkollës

Sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Fatbardha Emini, drejtoreshë e DKA-së kanë vizituar nga afër shkollën fillore të mesme të ultë “Skënder Emërllahu”në Ramjan të Vitisë. Aty ata nga afër kanë parë punën që po bënë ekipi vlerësues komunal. Me këtë rast ata vlerësuan lartë angazhimin e mësimdhënësve, menaxhmentit të shkollës, këshillit të prindërve dhe nxënësve. Përndryshe këto ditë është duke u bërë vlerësimi i jashtëm mbështetës i shkollës së parë pilote projekt, i mbështetur nga Projekti i BE-së gjegjësisht me ekspertizën e z. Robert Blease dhe inspektoret e arsimit regjional dhe nga MASHT-i. Bëhet me dije se ky projekt dhe puna ekipore ka për qëllim ngritjen e cilësisë dhe të kapaciteteve të mësimdhënësve që është edhe një nga objektivat e punës së qeverisjes së Kryetarit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për takimin e dytë publik të Kryetarit Latifi

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët e tjera …