Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti i cili në zgjedhjet lokale të 12 tetorit synon edhe një mandat 4-vjeçar në krye të kësaj komune, ka mbajtur takime me banorët e Debëlldehit dhe Kabashit, ku ka prezantuar programin e tij qeverisës.
“Banorët e Debëlldehit dëshmuan përkrahjen e tyre ndaj meje dhe ndaj kandidates për Asamblenë Komunale, Milihate Ademi Ajeti.
Çdo ditë e më shumë, qytetarët po bashkohen me vizionin e LDK-së për zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie për të gjithë.
Faleminderit nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, ka shkruar kryetari Haliti në profilin e tij në facebook.
Ai ka falënderuar edhe përkrahësit e tij në Kabash, për të cilin tha se na priti ashtu siç di më së miri ta bëjë këtë punë!
“Vendi i tolerancës fetare, i traditës, arsimit, sportit dhe kulturës, na falënderoi për punën tonë në Kabash, por edhe për investimet e ardhshme.
Së bashku me kandidatin tonë, Ramadan Deliu, morëm përkrahje të parezervë! Faleminderit nga zemra”, thuhet në postimin e kryetarit Haliti.