Kryetari Haliti u prit në takim nga ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është pritur në një takim nga ministri i Arsimit dhe Shkencës së Qeverisë së Kosovës Shyqyri Bytyqi, ku temë bisede ishte ngritja e cilësisë por edhe përmirësimi i kushteve në shkolla, me theks të veçantë, mundësit për fillimin e procedurave për ndërtim të objektit të ri të shkollës “Dëshmorët e Vitisë”, paralelja e ndarë në Drobesh. Ministri Bytyqi dhe kryetari Haliti, gjithashtu kanë biseduar edhe rreth hapjes së Çerdhes Publikë ne Qifllak, për rivitalizimin e objektit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, që është projekt i Komisionit Evropian, ndërsa u kërkua që të rritet dinamika e punimeve për kryerjen e punimeve të ndërtimit të shkollës “Halil Alidemaj” në Pozheran. Për ecurinë e procesit edukativo arsimor në komunën e Vitisë, ministrin Bytyqi e njoftoi drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …