leoni

Rrugët Astrazup-Burim dhe Pallanka-Gurbardh, drejt përfundimit

Në kuadër të hapjes dhe rregullimit të rrugëve të reja, po vazhdohet me rregullimin e tyre dhe ndërtimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës. Në mesin e këtyre rrugëve janë edhe rrugët Astrazup-Burim dhe rruga Pallanka (lagje Dragobilit)-Gurbardh, janë në përfundim e sipër dhe shumë shpejt pritet edhe asfaltimi i tyre. Punimet në këto rrugë i kanë inspektuar kryetari dhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Hajdin Berisha, të cilët janë ndarë të kënaqur me ecurinë dhe cilësinë e punimeve. Këto rrugë, kanë rëndësi të madhe jo vetëm për këto fshatra që lidhen në mes vete por edhe për fshatrat tjerë, pasi përmes këtyre rrugëve, pjesëmarrësit në trafik shmangen nga rrugët e ngarkuara nëpër qytet dhe shkurtojnë rrugën për në Rahovec, Gjakovë dhe Prizren.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …