Kryetari Haliti vazhdon të përkrah të rinjtë vitias

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Dritor Mehmeti nga Remniku i Vitisë, student i shkëlqyeshëm nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, është përzgjedhur për të përfaqësuar shtetin e Kosovës në Samitin e Paqes i organizuar nga organizata botërore për paqe HWPL me seli në Kore të Jugut. Kryetari Haliti tha se ai mbetet i përkushtuar të përkrah vitiasit në arritjen e qëllimeve të mira në veçanti të rinjtë qoftë në aspektin intelektual apo të talenteve të rijnë. Përndryshe vetëm gjatë këtij viti kjo komunë ka përkrahur shumë të rijnë nga Vitia në pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshe në vend dhe jashtë si: Erta Ramdanin , e cila kishte marrë pjesë në garat e këndimit “ Bled Golden Microphone” që janë mbajtur në Lubjanë të Sllovenisë por edhe Vlera Hasanin dhe Gentrit Hoxha të cilëve kryetari Haliti ju kishte dhuruar nga një laptop.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …