leoni

Kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj nderohet me titullin “Mirënjohja e Tropojës”

Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj është nderuar me titullin “Mirënjohja e Tropojës” të cilin ia ka dorëzuar, kryetari i Bashkisë Tropojë, z. Rexhë Byberi.

“Kjo mirënjohje, e dhënë si shenjë për kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj qytetarëve të Tropojës që jetojnë e veprojnë në Komunën e Deçanit, për mua është një vlerësim i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe për të vazhduar këtë lidhje të ngushtë vëllazërore që na bashkon.

Falënderim i sinqertë për z. Byberi dhe për të gjithë qytetarët e Tropojës për respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë që e kemi ndërtuar me vite” ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Krerët e komunës së Skënderajt takuan banorët e Qubrelit

Krerët e komunës së Skënderajt, Fadil Nura dhe Sami Lushtaku kanë vazhduar takimet me banorët …