Mbrojtja e Hashim Thaçit kundër Speciales: Po cenohet barazia në proces

Mbrojtja e Hashim Thaçi ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të ZPS-së dhe vendimit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar situatën si shkelje të rregullave procedurale. Sipas ankesës, dorëzimi i materialeve pas përmbylljes së gjykimit është i papranueshëm dhe nuk mbështetet më në arsyetimet që vlejnë gjatë fazës paraprake apo të zhvillimit të gjykimit. Mbrojtja ka kërkuar nga trupi gjykues që të ndalojë çdo dorëzim të mëtejmë të materialeve nga prokuroria, përveç nëse ekzistojnë rrethana të jashtëzakonshme dhe arsye të forta ligjore. Ata paralajmërojnë se lejimi i praktikave të tilla krijon precedent të rrezikshëm dhe dëmton barazinë mes palëve në proces.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Zgjedhjet janë skenar i Kurtit, po pritet që datën ta caktojë Albulena

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rikthimi i Kosovës në zgjedhje është një …