Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë projektuese PROing&Partners SH.P.K & N.SH GEOCAD

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë projektuese PROing&Partners SH.P.K & N.SH GEOCAD, e cila dorëzoi projektin për 18 fshatra për impiante dhe trajtimin e ujërave të zeza në mënyrë biologjike dhe kimike. Ky projekt do të ketë ndikim në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe do të krijonte vende të reja pune gjatë fazës së realizimit të tij.

Kryetari Ramosaj tha se, aktualisht prioritet i Komunës së Deçanit është zhvillimi i infrastrukturës dhe projekteve që e rrisin mirëqenien e qytetarëve të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi priti në takim politologun, Muharrem Shtavica

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi priti në takim politologun e shquar nga …