Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit”, kanë shpërndarë rreth 150 pako ushqimore për familjet në nevojë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’, sot kanë shpërndarë rreth 150 pako ushqimore për familjet në nevojë në territorin e komunës, me rastin e festës së Bajramit të Madh.

Kjo ndihmë humanitare vjen në prag të festës së Fitër Bajrami, me qëllim që t’u ofrohet mbështetje familjeve në nevojë dhe të ndihmohen ato në përballimin e vështirësive ekonomike.

Kryetari Kastrati, gjatë kësaj shpërndarjeje, uroi të gjithë qytetarët për festën, duke theksuar se Komuna e Malishevës do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve, veçanërisht atyre që kanë më shumë nevojë për përkrahje.

Një rol të veçantë në këtë aksion ka pasur shoqata “Jetimat e Ballkanit”, e cila prej vitesh është e angazhuar në aktivitete humanitare dhe në ndihmë të familjeve në nevojë në gjithë vendin. Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet lokale, kjo shoqatë po arrin të sjellë ndihmë konkrete për shumë familje, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.

Kryetari Kastrati e falënderoi veçanërisht këtëshoqatë për kontributin e saj të vazhdueshëm, duke vlerësuar lart përkushtimin dhe solidaritetin që ajo tregon ndaj kategorive më të ndjeshme të shoqërisë.

Ky aksion është një tjetër dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe shoqatave humanitare, në funksion të mirëqenies së qytetarëve dhe ndërtimit të një shoqërie më solidare.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Shëndetit Oral

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot …