Sokol Haliti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti uron besimtarët mysliman fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka uruar sot të gjithë besimtarët mysliman fillimin e muajit të shenjët të Ramazanit. Në këtë urim Kryetari Haliti ndër tjerash ka thënë: “ Shumë të respektuar besimtarë, në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit kam nderin që sot të ju urojë agjërim të lehtë e të pranuar. Në këtë muaj i cili është i njohur për solidaritetin dhe për pastërtinë e tij njerëzore ne duhet të jemi edhe më pranë njërit tjetrit. Komuna e Vitisë është një komunë e cila si vlerë të përbashkët ka bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare dhe ndëretinike”, thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …