Kryetari Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse. Në urimin e kryetarit Haliti thuhet:

Të nderuar besimtarë ortodoksë!

Në prag të shënimit të festës së Krishtlindjeve Ortodokse, shpreh urimet e mia më të përzemërta për të gjithë besimtarët.

Urojë që këtë festë t’a kremtoni me miqtë dhe familjarët tuaj dhe të ju gjej në paqe e lumturi të plotë. Kjo festë sikurse edhe festat e tjera në vendin tonë kremtohen në frymën e mirëkuptimit, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet qytetarëve tanë pa dallime. Komuna e Vitisë vazhdon të jetë shembull i bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare e ndëretnike, vlera këto që përbëjnë themelin e një shoqërie të qëndrueshme dhe demokratike dhe që duhet të ruhen e kultivohen në vazhdimësi.

Gëzuar krishtlindjet ortodokse!

Sinqerisht

Kryetari i Komunës së Vitisë

Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Osmani vizitoi Komunën e Malishevës pas reshjeve të fundit të shiut

Sot, në orët e mbrëmjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Komunën …