Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në asfaltimin e parkingut të Inkubatorit të Biznesit në komunën tonë.Kjo vizitë u realizua me qëllim të monitorimit të ecurisë së punimeve dhe sigurimit që ato të kryhen sipas planit të paraparë.
“Asfaltimi i këtij parkingu nuk është vetëm një investim infrastrukturor, por edhe një nxitje për të rinjtë dhe të gjithë ata që kanë ide dhe duan të nisin biznesin e tyre në komunën tonë,” tha kryetari Haliti”.