Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, po merr pjesë në panairin ndërkombëtar “IFAT Munich 2026”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po merr pjesë në panairin ndërkombëtar “IFAT Munich 2026”, i cili po mbahet në Munih të Gjermanisë nga 4 deri më 7 maj 2026.

Ky panair konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të mbeturinave, trajtimit të ujërave dhe teknologjive moderne për shërbimet publike.

Gjatë vizitës, Kryetari Haliti po njihet nga afër me makineritë dhe teknologjitë më bashkëkohore për menaxhimin e mbeturinave, pastrimin e qyteteve, trajtimin e ujërave të zeza, riciklimin dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne mjedisore.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet po realizohet në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, të cilin Kryetari Haliti e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të komunave në fushën e shërbimeve publike dhe zhvillimit lokal.

Gjatë qëndrimit në Munih, Kryetari Haliti pritet të zhvillojë takime me përfaqësues institucionesh dhe kompanish të ndryshme ndërkombëtare, me qëllim të krijimit të bashkëpunimeve dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe shërbimeve moderne publike.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …