Kryetari Ilazi uron nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2017-2018. Kryetari Ilazi uroi për suksese të reja e mbarësi në punë e angazhime shkollore.

“Edhe këtë vit shkollor jemi zotuar se do ta ngrisim cilësinë në arsim duke aplikuar metodologji bashkëkohore të mësimdhënies e mësimnxënies”, u shpreh kryetari Ilazi, ndërsa shtoi se arsimi është shtyllë kryesore e zhvillimit të përgjithshëm prandaj kërkohet angazhim e profesionalizëm për arritjen e objektivave për një sistem sa më të avancuar arsimor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …