Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, gjatë ditës së djeshme ka nxjerrë Urdhëresë për ndërmarrjen e masave shtesë preventive nga bizneset që sipas vendimit të Qeverisë lejohen të operojnë në këtë situatë emergjente.
Me këtë urdhëresë bizneset ndër të tjerash detyrohen:
-
Të bëjnë dezinfektimin e rregullt të hapësirave;
-
Supermarketet të bëjnë dezinfektimin e karrocave dhe shportave sa herë ato përdoren nga konsumatorët;
-
Në hyrje të bizneseve të vendosen dezinfektues që konsumatorët të dezinfektojnë duart para se të hyjnë brenda;
-
Furrat e bukës të ambalazhojnë bukën pas përgatitjes dhe para se t’i vendosin në rafte;
-
Në furra, markete e biznese të vogla të mos lejohet hyrja e më shumë se një personi njëkohësisht;
-
Bizneset bankare të vendosin xham ndërmjet punëtorit dhe konsumatorit, për të mundësuar distancën sociale të nevojshme;
-
Përveç punëtorëve në biznese edhe konsumatorët të përdorin masa mbrojtëse gjatë furnizimit me produkte e shërbime të nevojshme.
Kryetari Jashari kërkoj nga bizneset që të respektojnë në përpikëri këtë urdhëresë, ndryshe inspektorët do të kryejnë punën e tyre. Çdo urdhëresë apo vendim që jemi duke marrë është në funksion të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve tonë.
Të bashkuar do t’ia dalim!
Panik Jo, kujdes Po!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
