Kryetari Jashari ka pranuar çelësat e një autoambulance për nevojat e QKMF-së në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pranuar çelësat e një autoambulance për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, nga bashkatdhetari ynë, Blerim Selimi i cili jeton dhe vepron në Suedi. Me këtë rast, kryetari Jashari është shprehur i lumtur që spitali i qytetit, pas këtij donacioni, ofron shërbime më të mira për pacientët dhe nevojat e veta. Kryetari Jashari, në shenjë falënderimi për donacionin e autoambulancës, i ka ndarë mirënjohje bashkatdhetarit, Blerim Selimit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Lahë Dacajt

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Deçanit u mbajt mbledhja komemorative në nderim të …