Kryetari Jashari ka pritur në një takim Yusuf Çigdem, menaxher i Investimeve për Kosovë nga kompania KEDS

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur në një takim Yusuf Çigdem, menaxher i Investimeve për Kosovë nga kompania KEDS, si dhe Skender Mustafaj, shef i Mirëmbajtjes së Rrjetit, me të cilët ka diskutuar për gjendjen e rrjetit elektrik në komunën e Skenderajt. Kryetari Jashari i ka njoftuar për situatën sa i përket rrjetit elektrik në disa fshatra të Skenderajt, dhe ua ka përcjell kërkesat dhe shqetësimet e banorëve gjatë takimeve që kam pas me ta, në mënyrë që KEDS-i të intervenojë me investime në rrjetin elektrik. Kryetari Jashari ka marrë premtim se KEDS-i do të bëjë investime në rrjetëzimin elektrik aty ku është e domosdoshme, në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet rrjet më i mirë elektrik.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …