Kryetari Jashari, ka pritur në takim zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugollin

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në takim zëvendësministrin e Mbrojtjes, Enver Dugollin, me të cilin ka biseduar rreth menaxhimit të situatës së krijuar pas shfaqjes së infeksionit COVID-19. Kryetari Jashari ka njoftuar zëvendësministrin Dugolli, për situatën aktuale në  Komunën e Skenderajt si dhe për masat që ka ndermarrë komuna. Zëvendësministri i Mbrojtjes dha konfirmimin se FSK-ja do ta përkrahë Komunën e Skenderajt në menaxhimin efikas të kësaj situate. Drejtuesi i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u shpreh se me bashkëpunim më të madh dhe harmonizim të veprimeve mes akterëve institucional dhe jo institucional do të kalojmë me sukses edhe këtë sfidë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj për herë të parë zyrtarisht u themelua Asamblea e Këshillit Lokal Rinor

Të premtën në Ferizaj për herë të parë zyrtarisht u themelua Asamblea e Këshillit Lokal …