Bekim Jashari: Është absurde se si shteti 21 vjet pas luftës kullat e Jasharajve kanë mbetur nën mëshirën e fatit

Kryetari Jashari ka vazhduar me publikimin e kontratave publike me operatorë ekonomikë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka vazhduar me publikimin e kontratave publike me operatorë ekonomikë. Kryetari Jashari është shprehur se kjo është edhe një dëshmi tjetër e përkushtimit të tij dhe qeverisjes lokale për transparencë të plotë, sa i përket menaxhimit të financave publike. “Jam zotuar të bëjmë gjithçka që na lejojnë ligjet dhe rregullat e demokracisë për të ofruar shërbime efikase ndaj qytetarëve, sikurse që jam zotuar për llogaridhënie dhe transparencë në qeverisjen time”, ka thënë kryetari Jashari. Kjo është faza e dytë e publikimit të kontratave publike me operatorët ekonomikë, për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo furnizime të ndryshme në Komunën e Skenderajt. “Kjo praktikë e re që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Skenderaj, do të vazhdojë për aq kohë sa do të jem kryetar i Komunës”, ka theksuar kreu i Komunës së Skenderajt. Në llogarinë e tij në Facebook, kryetari Jashari i ka publikuar dhe shpërndarë linçet e 8 kontratave të fundit publike të nënshkruara me operatorë ekonomikë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …