Kryetari Jashari ka vizituar ndërmarrjen “Grunori” në Skenderaj

Pas rritjes së panikut jo real të qytetarëve mbi mungesën e produkteve të grurit (miellit), Kryetari i Komunës se Skenderajt, Bekim Jashari, ka vizituar ndërmarrjen “Grunori” në Skenderaj, për t’u informuar me afër më gjendjen reale të kapaciteteve prodhuese të kësaj ndërmarrje. Menaxhmenti i ndërmarrjes i ka dhënë konfirmimin dhe garancinë Kryetarit Jashari, se “Grunori” ka kapacitete të mjaftueshme të furnizimit për t’i përmbushur të gjitha kërkesat e qytetarëve. Drejtuesi i Komunës se Skenderajt, Bekim Jashari, apelon qytetarët që të mos shkaktojnë panik të panevojshëm por në vend të kësaj të zbatojnë masat për parandalimin e virusit COVID-19, sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku mbajti takim me banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Likofcit

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku mbajti takimin e radhës me banorët e …