Kryetari Jashari, ndan shpërblim prej 1000 euro për klubin e volejbollit “Skenderaj” në konkurrencën e femrave të cilët fituan kupën e FVK-së

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka pritur në takim KV “Skenderaj” ku ditë më parë ky klub fitoi kupën e Federatës së Volejbollit në Kosovë. Ndër të tjera kryetari Jashari ka shkruar: “Sot, prita në takim Klubin e Volejbollit “Skenderaj” në konkurrencën e femrave, të cilat ditë më parë fituan kupën e Federatës së Volejbollit në Kosovë (FVK-së). Në shenjë urimi për sukseset e tyre ndava një shpërblim në vlerë prej 1,000 euro. Pa dyshim që përkrahja e komunës së Skenderajt nuk do të mungojë për të gjitha klubet sportive dhe gjithë ata që kontribuojnë në përfaqësim të suksesshëm të Komunës tonë, ka thënë kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …