leoni

Kryetari Jashari priti në takim ish-Ambasadorin në SHBA Mal Berisha

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, priti në takim ish-Ambasadorin e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tani Drejtor Ekzekutiv në kompanin e sigurimeve “Sigal”, Mal Berisha, së bashku me komandantin e stacionit policor në Skenderaj, Basri Durmishi, dhe bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi, Kryetari Jashari, e njoftoi me prioritetet zhvillimore për Komunën e Skenderajt, si dhe sfidat, shqetësimet që përballet Komuna e Skenderajt drejt rrugës së rritjes së mirëqenies për qytetarët e Skenderajt. Në fund, Mal Berisha, e nderoi Kryetarin Jashari, duke i dhuruar dy Libra, autor i të cilave është ai, për të cilat Kryetari Jashari e falënderoi.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …