Kryetari Jashari priti në takim Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me bashkëpunëtorë të tij, deputetët e kuvendit: Artan Grubi, xhevat Ademi, Ejup Halimi, i shoqëruar nga Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, dhe Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, bënë nderime dhe vendosën kurora me lule dhe nga një lule për secilin varr në varrezat e Jasharve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Pas përfundimit të nderimeve, Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, pritën në ambientin e zyrës në Komunë, Ali Ahmetin me bashkëpunëtorët e tij, dhe Kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …