Kryetari Kastrati ka vizituar disa familjet dëmtuara nga vërshimet

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me nënkryetarin Vesel Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë komunalë, ka vizituar nga afër disa familje të prekura nga vërshimet e ditës së djeshme.

Gjatë vizitës dhe njohjes së drejtpërdrejtë me gjendjen e tyre, kryetari Kastrati ka shprehur keqardhjen për situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të shumta, të cilat kanë shkaktuar dëme në shumë ekonomi familjare, ndërkohë që në disa raste është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve.

Kryetari Kastrati ka shprehur solidaritetin e tij me të gjithë të prekurit nga vërshimet, duke bërë të ditur se Komuna, përveç fillimit të menjëhershëm të sanimit të dëmeve, do të angazhohet edhe në procesin e vlerësimit të plotë të dëmeve, përfshirë edhe ekonomitë familjare.

Dëmet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në territorin e Komunës së Malishevës vlerësohen si të konsiderueshme, duke prekur ekonomitë familjare, bizneset, si dhe infrastrukturën në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Azizi, rizgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt. Me këtë rast …