Kryetari Kastrati, ka zhvilluar një takim pune me kryeshefin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, z. Visar Hasi

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim pune me kryeshefin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, z. Visar Hasi dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ka diskutuar lidhur me mundësinë e realizimit të projektit për të kyçur komunën e Malishevës në sistemin e Radoniqit.

Si kryetar i Malishevës do të bëj përpjekje maksimale për ta realizuar këtë projekt madhor, që ofron zgjidhje të përhershme të furnizimit me ujë për të gjitha fshatrat e komunës së Malishevës, ka thënë kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …