Kryetari Kastrati mbajti takimin e dytë me kryetarët e Këshillave të Bashkësive Lokale

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, mbajti takimin e dytë me kryetarët e këshillave të Bashkësive Lokale, ku u diskutua për mirëmbajtjen e hapësirave publike nëpër fshatrat e tyre, për punimet që po zhvillohen në qytetin e Malishevës në shumë dimensione si, në parkingun nëntokësorë, infrastrukturën rrugore, infrastrukturën nëntokësore të kabllove të energjisë elektrike dhe pajisjeve tjera përcjellëse, për projektin të sfera e kulturës si në Pagarushë për bustin e këngëtarës, Negjmije Pagarusha. Kryetarët u njoftuan edhe për bisedimet që janë zhvilluar për fillim të punimeve për energjinë elektrike ka fundi i vitit, gjë që shumë varet edhe nga kushtet klimatike çfarë mbizotërojnë, sepse dihet që po shkojmë drejt stinës së dimrit, si dhe u diskutuan edhe shumë tema të tjera si largimi i mbeturinave në deponitë ilegale, për ujin e pijshëm dhe për një koordinim në të ardhmen mes institucioneve komunale dhe udhëheqjeve të Këshillave Lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …