leoni

Kryetari Kastrati priti në takim kolonelin Fana dhe nënshkruan memorandum bashkëpunimi mes Komunës dhe KFOR-it

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim pune zëvendëskomandantin e rajonit perëndim të KFOR-it, kolonelin Besnik Fana. Takimi u organizua për të formalizuar nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi mes komunës së Malishevës dhe KFOR-it, me fokus në programin “Për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm”. Ky program do të implementohet në bashkëpunim me Universitetet “Haxhi Zeka”, “Ukshin Hoti” dhe “Fehmi Agani”. Kryetari Kastrati shprehu mirënjohjen e tij dhe të komunës për bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in, duke vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimet e përgjithshme në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …